Obama sot feston ditëlindjen

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama sot feston ditëlindjen e tij, transmeton Indeksonline.

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, e ka uruar atë me një postim në rrjetin social Facebook.

“Gëzuar Ditëlindjen, Zoti President”, thuhet në mbishkrimin e një fotografie në të cilën shihet presidenti Obama me një top të ragbit në duar.

Kujtojmë se Obama është në përfundim të mandatit të tij prej presidenti të SHBA-ve, derisa kandidatë për këtë post janë Hillary Clinton dhe Donald Trump. /Indeksonline/

Temat
BotëLajme

Të afërta