Mustafa: Presioni mbi biznesmenin Pacolli e bëri të veten

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për herë të parë pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet koalicionit PAN dhe Aleancës Kosova e Re të Behgjet Pacollit.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se “presioni” ndaj Pacollit dhe “oferta tepër gjeneroze” bëri që AKR të dalë nga koalicioni LAA.

“LDK, AKR si edhe Alternativa e kishin të qartë se kush janë kapësit e vërtetë të pushteti dhe Republikës. Votuesit e sajë e kanë dëmshmuar më së mirë kur kanë vendosur të “kthehën në shtëpinë e tyre, siç shpreheshin vet, të Ibrahim Rugovës”. Prandaj koalicioni ynë ishte bashkim i votuesve tanë. Presioni i çdoditshëm mbi z. Pacolli e bëri të veten. E bëri të veten edhe oferta tepër gjeneroze ndaj biznesmenit Pacolli”, ka shkruar Mustafa.

Shkrimi i plotë i Mustafës:

Sot, në një takimi formal kisha Kryetarin e Aleancës Kosova e Re, z. Behgjet Pacolli, i cili më njoftoj me vendimin e tij për të dal nga Koalicioni me Lidhjën Demokratike të Kosovës, kolaicion ky i ndërtua në prag të zgjedhjëve nacionale mbi parimet e shëndosha të mirëqeverisjës në vend.Me z. Pacolli dhe AKR-në kemi pasur një frymë bashkëpunuese gjatë dhe pas zgjedhjeve nacionale dhe gjetëm harmoni në palnin politik e programor. Bashkpunimi gjatë kësaj kohe ka qenë i frytëshëm në krijimin e rezistencës ndaj të keqës e cila rrezikon t`i kaploj institutcionet e Republikës. LDK, AKR si edhe Alternativa e kishin të qartë se kush janë kapësit e vërtetë të pushteti dhe Republikës. Votuesit e sajë e kanë dëmshmuar më së mirë kur kanë vendosur të “kthehën në shtëpinë e tyre, siç shpreheshin vet, të Ibrahim Rugovës”.

Prandaj koalicioni ynë ishte bashkim i votuesve tanë.Presioni i çdoditshëm mbi z. Pacolli e bëri të veten. E bëri të veten edhe oferta tepër gjeneroze ndaj biznesmenit Pacolli.Ajo çfarë është e qartë nga ky koalicion është se nuk fitoi askush, as Pacolli me megaministritë e tij, as Ramushi me një qeveri asimetrike, as sekserët e “Listës Rugova” dhe më së paku fitoi Kosova, e cila më së shumti për gjashtë muaj do të shkojë në zgjedhje të reja nacionale.

Sepse, një qeverisje, me numra në margjinën e shumicës së nevojshme, nuk mund ta zhvilloj asnjë seancë normale të Kuvendit dhe të aprovojë ligje e lere më të merr vendime të mëdha. Vendimi më i madh dhe më i rëndësishëm do të jetë vetëzhbërja e tyre.Për mua si Kryetar i LDK-së janë shumë shqetësuese pazaret kaq të mëdha për të qeverisur me çdo kusht. Prapa saj mund të fshihen interesa të mëdha ose frikë e madhe?!

Temat
LajmeVend

Të afërta