Mustafa: Institucionet ta përkrahin sistemin e arsimit më shumë

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor në shkollat fillore dhe të mesme, duke thënë se institucionet tona duhet të punojnë më shumë për të krijuar kushte duke përkrahur në çdo formë sistemin e arsimit dhe edukimit, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në vlerësimet ndërkombëtare për vendin.

Ai në facebook ka shkruar se arsimimi cilësor, avancimi i dijes dhe përgatitja bashkëkohore profesionale janë parakushte themelore për zhvillimin e vendit tonë.

“Krijimi i brezave të rinj, që arritjet e tyre në të gjitha fushat, i bazojnë në dije dhe aftësi intelektuale, na garanton mirëqenie e zhvillim afatgjatë”, ka shkruar Mustafa.

Temat
LajmeVend

Të afërta