Ministri thotë se s’do të ketë grevë në arsim këtë vit

Ministri në detyrë i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë, Arsim Bajrami, i ka siguruar nxënësit dhe prindërit se këtë vit nuk do të ketë grevë të mësimdhënësve.

Ai ka thënë për “Epoka e re” se MASHT do të punojë ngushtë me mësimdhënësit dhe Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës që të mos ndodhë asnjë grevë.

Bajrami ka treguar se me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, 2017/2018, do të fillojë edhe zbatimi i plan-programit të ri, i cili, sipas tij, do ta ndërrojë qasjen në shkolla, duke ndërtuar një sistem arsimor cilësor.

Ministri Bajrami ka thënë se kryeministri i ardhshëm duhet ta ketë arsimin prioritet numër një të qeverisjes.

Temat
LajmeVend

Të afërta