Limaj uron që ky vit të sjellë ndryshime në ngritjen e cilësisë në arsim

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka uruar të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme për fillimin e vitit të ri shkollor.

Limaj në një postim në rrjetin social Facebook ka uruar në veçanti të gjithë nxënësit e klasave të para, të cilët nga kjo ditë fillojnë një etapë të re të jetës së tyre.

“Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit, për përkushtimin dhe angazhimin, në funksion të një të ardhme më të ndritur. Uroj që ky vit shkollor të sjellë ndryshimet e dëshiruara në ngritje të standardit dhe cilësisë”, ka shkruar ai.

Temat
LajmeVend

Të afërta