Dëshpëruese: Të rinjët kosovarë ia mësyejnë përsëri Hungarisë (Foto)

Mos formimi i institucioneve ka bërë që kosovarët përsëri të emigrojnë ilegalisht drejt vendeve të BE’së.

Ka disa ditë që autobusë të shumtë me qytetarë po nisen nga Prishtina për në Beograd më pas për të dal ilegalisht drejt Hungarisë dhe vendeve tjera të BE’së, raporton Magazina.al
Duke humbur shpresën në Kosovë, të rinjët kosovar po ia mësyejnë migrimit ilegal për të gjetur një jetë më të mirë. Këtë e dëshmon edhe kjo fotografi e publikuar nga një qytetarë në rrjetet sociale, me të cilët ka treguar se nga stacioni i autobusëve janë nisur dy autobus të mbushur drejt Beogradit e që destinacion i tyre më pas është Hungaria dhe shtetet e BE’së.

“Tmerr fillojn prap nisjet per hungari mram dy autobusa me te ri u nisen per beograd prej stacionit autobusav prishtin ndalne imigrimin ilegal”, ka shkruar ky qytetar në fotografinë e publikuar në rrjetet sociale./

Temat
LajmeVend

Të afërta