Bred Pitt i kërkon falje Jennifer Aniston pse e la për Angelinën

Brad Pitt duket se i ka rënë “pishman” për gabimet që i ka bërë, pas ndarjes me Angelina Jolie.

Aktori ka reflektuar mbi të kaluarën e tij prej se është ndarë nga aktorja, ndarje kjo që raportohet se ndodhi për shkak të abuzimit të tij me alkool dhe një fjalosjeje në gjendje të dehur.

53-vjeçari i është nënshtruar rehabilitimit, gjë që ka bërë që ai të reflektojë mbi jetën e tij, dhe tani duket se kjo e ka bërë atë që ta rimendojë ndarjen e tij me Jennifer Aniston më 2005, transmeton Gazeta Express.

Brad braktisi Jenniferin për Angelinën pasi u takuan në filmin e ‘Mr And Mrs Smith’ më 2004.

Çifti kishin qenë të martuar për pesë vjet dhe kishin qenë bashkë për shtatë vjet para se të ndaheshin.

Por tani aktori po përpiqet që t’i përmirësojë gabimet e së kaluarës. Një burim i tha ‘In Touch Weekly’: “Ai është i përkushtuar që të kërkojë falje për çdo gjë që i ka bërë asaj, se kjo është ajo çfarë bëri ai”.

“Ishte biseda më intime që Brad dhe Jen kishin pasur ndonjëherë”. Biseda thuhet se i ka çuar ata në “një nivel të ri të afërsisë”.

“Ai i kërkoi falje Jenit që nuk ishte një burrë i mirë për të. Ai i kërkoi falje asaj që e braktisi për Angelinën”, tha burimi.

Temat
Showbiz

Të afërta