Përplasja në Kuvend e Albin Kurtit dhe Kadri Veselit (Video)

Deputeti Albin Kurti dhe Kadri Veseli kanë pasur një përballje të ashpër në Kuvend. Derisa Kurti ka kërkuar që Veseli të del para deputetëve dhe të verifikojë sa vota mund t’i marrë, kandidati i PAN-it për kryeparlamentar tha se nëse Albini i ka 61 vota le ta merr edhe pushtetin, po Kosova do t’ia shoh sherrin.

Kurti para deputetëve të Kuvendit tha se e ka një pyetje shumë të thjeshtë për të nominuarin për kryetar të Kuvendit, nga radhët e koalicionit PAN.

“Gjykata Kushtetuese ua ka dhënë të drejtën ekskluzive, në aktgjykimin e vitit 2014, që koalicioni fitues ta propozojë kryetarin e Kuvendit. Pse s’po del të matesh. Nëse nuk don të matesh, nëse frikësohesh të matesh, jam i bindur që në mesin e deputetëve të PAN-it ka deputetë që i marrin 61 deputetë”, ritheksoi Kurti.

Sipas tij, në mesin e PAN-it ka deputetë që unë i votoj për kryetar të Kuvendit, duke shtuar se “ose propozoni Veselin, i cili nuk e di a kalon ose dikë tjetër që ka mundësi të kaloj”, ka shtuar Kurti

Por, këtyre deklaratave i është kundërpërgjigjur Kadri Veseli. Ai tha se në momentin kur t’i bëjë VV 61 vota, le ta merr pozitën e kryetarit të Kuvendit.

Sipas Veselit, pushteti nuk është gjithçka, por sipas tij, pavarësisht se çfarë kanë bërë Vetëvendosje gjatë mandatit të kaluar legjislativ, duke sulmuar Kuvendin, duke sulmuar kryeministrin, asnjëri nga ata nuk ka përfunduar në burg.

Veseli tha se Vetëvendosje edhe mund të jetë në pushtet, po Kosova sherrin ka me ua pa dhe madje do ta kthejnë edhe Serbinë në Kosovë.

“Albin, sherrin ka me ua pa Kosova”, tha Veseli.

Shikoni videon e mëposhtme, ku Kurti dhe Veseli replikojnë me njëri-tjetrin.

Temat
LajmeVend

Të afërta