Labinot Tahiri: Lojërat politike nuk paskan fund, nuk luhet me figurën e Haradinajt

Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri tha të enjten se lojërat politike nuk paskan fund, ndërsa tha se duhet të dinë mirë e gjithë klasa politike se nuk luhet me figurën e Ramush Haradinajt.

Ai tha se fjalët dhe premtimet e dhëna nuk duhet të ndërrohen.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

“Njerëz të dashur, lojërat politike nuk paskan fund!

Thjesht, kam dashur ta votoj një njeri i cili i kishte duart e lidhura nëpër gjyqet ndërkombëtare duke shpëtuar identitetin tim prej shqiptarit, të fëmijëve të m’i dhe të fëmijëve e të familjeve tuaja.

Ai doli faqe bardhë dhe mbrojti atdheun si dhe e sfidoi Serbinë si në akuza ashtu edhe në luftë.

Popull i dashur, mbajeni mend mirë se gjithçka që bëj, e bëj me shpirt për vendin tim dhe për njerëzit që kontribuan për atdheun tim. Me mua nuk ka as imponime dhe as shantazhe as kurrë nuk ka patur.

Një gjë e di mirë dhe duhet ta dini mirë e gjithë klasa politike, se me figurën e Ramush Haradinajt, nuk luhet dhe as nuk premtohet e as nuk ndërrohen fjalët, atëherë kur i jepet ajo.

Ky njeri është vet historia e atdheut tonë dhe ky njeri do punoj mirë për popullin tonë.

Ai ishte dhe do mbetet hero, por për disa njerëz, ashtu si për ish kryeministrin Bajram Rexhepi (tashmë i ndjerë), atëherë do të themi: “ka qenë human, patriot, atdhedashës doktor etj., por ai më shkoi”

Pra, ta vlerësojmë çdo kënd sa është i gjallë.

GJENERAL, shumë shpejt do të bëhet mirë!

Ju e meritoni ta udhëhiqni vendin përballë atyre njerëzve që na e vodhën lirinë, që nuk na lanë ndër vite të shihnim dritën!

Labinot Tahiri, Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës

FKSH

Shikojeni foton e Ramushit se për ne ishte edhe në HAGË DHE NË GJYGJET E FRANCES, e atëherë vazhdoni e shani”

Temat
LajmeVend

Të afërta