Krasniqi: Veseli me të drejtë ishte i shqetësuar sot, e dinë ku do të përfundojë pas humbjes së pushtetit

Deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi tha të enjten se Kadri Veseli i akuzoi ata se do t’i sjellin ditë të zeza Kosovës, ndërkohë që sipas tij, krimet më të mëdha në Kosovën e pasluftës ndodhën nën udhëheqjen e tij.

Krasniqi në një postim në rrjetin social Facebook tha se Veseli me të drejtë ishte i shqetësuar, pasi ai e dinë se ku do të përfundojë pas humbjes së pushtetit.

Lexoni të plotë postimin e Krasniqit:

“Na akuzoi që do t’i sjellim Kosovës ditë të zeza, ndërkohë që krimet më të mëdha në Kosovën e pasluftës ndodhën nën udhëheqjen e tij.

Na akuzoi për terrorizëm, ndërkohë që e terrorizuan këtë vend duke e vjedhur e keqpërdorur.

Na akuzoi se do ta kthejmë Serbinë, ndërkohë që i ka rënë në gjunjë Listës Srpska.

Kadri Veseli me të drejtë ishte i shqetësuar sot. Ai e di ku do të përfundojë pas humbjes së pushtetit”. /Telegrafi/

Temat
LajmeVend

Të afërta