Deda fton për një tryezë të gjitha partitë politike

Deputeti Ilir Deda ka bërë thirrje që zhbllokohet kriza institucionale.

Ai ka ftuar për organizimin e një tryeze politike, meqë asnjë parti nuk i ka numrat e nevojshëm.

“Në mungesë të një atmosfere normale politike, ka ardhur koha që të dalim prej kësaj situate përmes një tryeze politike, 60 me 60 jemi”, tha Deda.

Deda ka thënë se sipas ligjeve në fuqi, deputetët e Kuvendit nuk kanë të drejt që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për zgjidhjen e problemeve politike.

Ai ka ripërsëritur se ai dhe bashkëpartiakja e saj nga Alternativa, Mimoza Kusari-Lila në asnjë mënyrë nuk do të përkrahin koalicionin PAN.

Temat
LajmeVend

Të afërta