Nuk do të ketë luftë në gadishullin korean, ka thënë presidenti i Koresë Jugore, Moon Jae-in.
“Dua që të gjithë jugkoreanët të besojnë se nuk do të ketë luftë,” ka thënë Moon në një konferencë për media teksa e ka shënuar 100 ditshin në zyre, transmeton Express.
Uashingtoni i ka 28.500 trupa në Korenë Jugore për ta mbrojtur nga Koreja Veriore.
Por, Moon ka thënë se Seuli ka përdorur në mënyrë efektive veton ndaj veprimit ushtarak nga SHBA-ja.
“Të gjithë jugkoreanët kanë punuar shumë së bashku për ta rindërtuar vendin nga fillimi pasi u shkatërrua nga lufta koreane. Nuk mund të humbim gjithçka me një luftë tjetër,” ka thënë Moon./Express/