Milani tashmë e ka gjetur zëvendësuesin e Carlos Bacca
Aventura e sulmuesit kolumbian, Carlos Bacca, te skuadra e Milanit tashmë ka përfunduar.
Sipas mediave italiane, rossonerët tashmë kanë arritur marrëveshje me Villarreal për shitjen e Baccas.
Kurse, sipas Tuttosport, Milani shumë shpejt do ta transferojë nga Fiorentina sulmuesin kroat, Nikola Kalinic.
Ky i fundit ka qenë objektiv i Milanit që nga fillimi i afatit kalimtar të kësaj vere. /Express/