Inter ka shfaqur interesim për mbrojtësin e Bayer Leverkusenit, Aleksandar Dragovic
Gazeta sportive italiane, Tuttosport, shkruan se Interi ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin austriak, Aleksandar Dragovic.
Ky i fundit është pjesë e skuadrës gjermane, Bayer Leverkusen, me të cilin ekip ka kontratë deri në vitin 2021.
Dragovic, i cili ka prejardhje nga Serbia, më herët ka luajtur te skuadrat si Austria Wien, Basel dhe Dynamo Kyiv. /Express/