Philippe Coutinho nuk është përfshirë në listën e Liverpoolit kundër Hoffenheimit në Ligën e Kampionëve
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka publikuar listën prej 22 lojtarëve të ftuar për ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampionëve, ndaj Hoffenheim.
Pjesë e kësaj liste nuk është ylli i skuadrës Philippe Coutinho, i cili thuhet se vuan nga një lëndim i shpinës.
Por, shumë media në Angli shkruajnë se arsye e vërtetë e mungesës së tij është mundësia e transferimit në Barcelonë.
Ndeshja ndërmjet Hoffenheim dhe Liverpoolit do të zhvillohet nesër (e martë) në Gjermani nga ora 20:45.
Lista e plotë e lojtarëve të ftuar nga Klopp: Alexander-Arnold, Moreno, Lovren, Milner, Wijnaldum, Henderson, Can, Mane, Salah, Firmino, Kent, Solanke, Origi, Gomez, Klavan, Flanagan, Robertson, Matip, Grujic, Mignolet, Karius, Ward. /Express/