Iniesta befason me deklaratën e tij pas humbjes nga Real Madrid

Andres Iniesta thotë se ndeshja ka qenë e balancuar kudër Real Madridit, por beson se dallimin e kanë bërë kundërsulmet

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, beson se skuadra e tij ka mundësi ta kthejë rezultatin në ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit në Santiago Bernabeu.

“Ne kemi edhe një ndeshje dhe duhet të japim maksimumin, pavarësisht se do të jetë e vështirë. Është obligim i yni që të punojmë dhe të shfrytëzojmë mundësitë tona”, tha Iniesta pas ndeshjes.

Ai, po ashtu, tha se ndeshja ishte e barabartë, por dallimin e bënë kundërsulmet e Realit.

“Besoj se ndeshja ka qenë e balancuar në rastet dhe posedimin e topit, por dallimin e bënë kundërsulmet e tyre”.

Real Madrid ndeshjen në Camp Nou e fitoi 3:1 dhe në rast se Barcelona e dëshiron Superkupën e Spanjës, atëherë duhet të fitojë në Santiago Bernabeu 3:0, ose të shënojë tre e më shumë gola se Reali. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta