Dogji 3 ha shkurre dhe pisha në Grekan, zbulohet autori 67-vjeçar

Një 67-vjeçar po hetohet në gjendje të lirë pasi dyshohet se është shkaktar për zjarrin e rënë në fshatin Grekan në Gramsh, më datë 11 gusht.

N.H., 67 vjeç banues në fshatin Grekan dyshohet të jetë autor i zjarrit ku është djegur një sipërfaqe prej 2-3 ha me shkurre dhe pisha.

Ai do të hetohet nga Prokuroria e Elbasanit për veprën penale “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”

Temat
LajmeRajon

Të afërta