Një 63-vjeçar u arrestua nga policia pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 18-vjeçare.
Xh.P me banim në Vorë, dyshohet se në muajin gusht të vitit 2015, ka ngacmuar seksualisht 18-vjeçaren, në atë kohë e mitur, me inicialet K.P. nga fshati Marqinet 2 në Vorë.
Ai u vu në pranga gjatë ditës së sotme, dy vite më pas nga ngjarja.
***
Ndërkohë gjatë ditës së sotme u vu në pranga edhe një 34-vjeçar me banim në Tiranë. E.S akuzohet se në orën 00:30, në rrugën “Preng Bib Doda”, ka ngacmuar seksualisht dhe ka përndjekur G.Gj, vjeçe 23, banuese në Tiranë.
/Gazeta Express