​Thiago Silva flet për transferimin e Mbappe

Thiago Silva ka thënë se Kylian Mbappe do të ishte një lojtar shumë i rëndësishëm për PSG-në

Skuadra franceze, PSG është shumë pranë transferimit të sulmuesit të Monacos, Kylian Mbappe për 180 milionë euro.

Me këtë transferim do të ishte shumë i lumtur edhe kapiteni Thiago Silva, i cili e pranoi se Mbappe do të ishte një lojtar shumë i rëndësishëm.

“Mbappe? Ai gjithnjë dëshiron të shënojë. Ai, po ashtu, bën edhe driblime shumë të mirë”, tha Silva për Canal Plus.

“Mendoj se një skuadër si PSG, që i dëshiron lojtarët më të mirë, ai mund të ishte shumë i rëndësishëm dhe një lojtar interesant”. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta