Milot Rashica është shumë i lumtur me fitoren e parë, golin dhe asistimin
Ylli i Kosovës, Milot Rashica e ka nisur në mënyrë perfektë sezonin e ri me skuadrën e tij, Vitesse në Holandë.
Rashica shënoi gol dhe asistoi në fitoren e thellë të skuadrës së tij me rezultat 4:1 ndaj Bredas.
“Fillimi i mirë i sezonit me fitore, gol dhe asistim. Shkojmë me ndeshjen e radhës”, shkruan Rashica në Facebook. /Express/