Ivan Perisic nuk do të largohet nga Interi
Trajneri i Interit, Luciano Spalletti u ka dhënë fundi spekulimeve rreth të ardhmes së Ivan Perisicit.
Ai ka zbuluar se kroati do të mbetet në Inter pavarësisht insistimit të Jose Mourinhos që ta transferoj në Manchester United.
“Perisic është i vendosur të mbetet në Inter” ka deklaruar Spalletti për Sky Sports Italia pas fitores ndaj Real Betisit. /Express/