Barcelona dhe Real Madridi, sonte nga ora 22:00, do të përballen në “Camp Nou” për “El Clasicon” e parë të këtij sezoni, në kuadër të Superkupës së Spanjës.
E përditshmja sportive madrilene, AS, ka publikuar formacionet e mundshme të të dy skuadrave, përcjell Express.
Zinezine Zidane, trajneri i Los Blancos, ende nuk është i vendosur se cili lojtar të luajë nga minuta e parë: Cristiano Ronaldo apo Gareth Bale.
Kurse, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, në vend të Neymarit, i cili u transferua në PSG, do ta inkuadroj Gerard Deulofeu. /Express/