Wenger zbulon skuadrën e Giroud për sezonin e ri

Arsene Wenger ka zbuluar se Olivier Giroud nuk do të largohet nga Arsenali

Olivier Giroud ishte hero i Arsenalit. Francezi ia siguroi fitoren e parë londinezëve, në sezonin e ri, në ndeshjen ndaj Leicester Cityt (4:3).

Pas ndeshjes, Arsene Wenger ka zbuluar se Olivier Giroud nuk do të largohet nga skuadra.

Gjatë kësaj vere është përfolur se francezi mund të largohet nga Londra, derisa interesim për të kishin shfaqur shumë ekipe.

“Ai nuk dëshiron të largohet dhe unë jam i lumtur që ai dëshiron të qëndrojë. Ai është shumë i dashur këtu. Ne e duam Olivierin, dhe në fund ai vendosi të qëndrojë”, ka deklaruar Wenger për Sky Sports. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta