Parandalohet vrasja në Mirditë, identifikohet dhe shpallet në kërkim 46 vjeçari

Dje është parandaluar një ngjare e rëndë në Mirditë.

Nga Sektori për Krimet e Rënda pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Mirditë, u bë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit D.A. , 46 vjeç, banues në “Zajs” Kurbnesh – Mirditë

Ky shtetas , në vendin e quajtur në afërsi të fshatit “Zajs” në Kurbnesh – Mirditë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin V.A. 52 vjeç, banues në fshatin “Zajs” në Kurbnesh – Mirditë, pas një konflikti për motive të dobëta, midis tyre.

Materialet hetimore e proçeduriale do ti kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Rrethit Gjyqësore Lezhë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake” parashikuar nga nenet 76/22 dhe 278 të Kodit Penal.

/Gazeta Express/

Temat
LajmeRajon

Të afërta