Mbrëmjen e djeshmë është ndarë nga jeta motra e ish Kryeministrit Sali Berisha.
Hajrie Osmanin është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare. Për ndarjen nga jeta të Hajirijes ka reaguar dhe Shkëlzen Berisha.
‘Te dashur miq me hidherim njoftoj ndarjen nga jeta te halles sime Hajrie Osmani. Zoti i dhente paqe dhe shperblim per gjithe fisnikerine,miresine, virtytin dhe dashurine qe ka sjelle ne familjet tona cdo dite te jetes se saj.’-ka shkruar Shkëlzeni në profilin e tij në Facebook.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj vdekje. Motra e Berishës jetonte prej kohësh në Kodër-Kamëz.
Ish-kryeministri Berisha ka patur edhe një vëlla, Selim Berishën, i cili është ndarë nga jeta në kohën e komunizmit./ Gazeta Express/