Një aksidenti i tmerrshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku si pasojë deputeti Aqif Rakipi ka shtypur me makinë një këmbësor.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Vorë- Tiranë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes deputeti u dorëzua vetë në komisariatin e Kamzës. Ai ka qene ne gjendje te rende psikologjike, teksa ka pranuar vete se ka perplasur nje person, i cili eshte gjetur pa jete nga policet.
Sipas informacioneve rezulton se testi alkoolit për deputetin ka rezultuar zero, ndërsa nga grupi hetimor mësohet se këmbësori i ka prerë rrugën makinës sapo ka zbritur nga një fugon.
Njoftimi zyrtar
Rreth orës 04:41, jemi njoftuar se në rrugën Interurbane kryesore Vorë-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës, konkretisht përballë me Tregun ushqimor ka ndodhur një aksident automobilistik.
Menjëherë është nisur patrulla e policisë për të verifikuar informacionin, e cila pak minuta më vonë ka konstatuar një person në rrugë pa shenja jete, dhe në këto momente, afërsisht në orën 04:51 minuta, Komisariati i Policise nr.2 ka njoftuar që në këtë Komisariat është paraqitur shtetasi A. R., me automjetin e tij, tip Mercedes (i dëmtuar në pjesën e përparme të tij) i cili deklaroi se ka përplasur një person në autostradë dhe po dorozohej në Komisariat.
Ndërkohë është formuar grupi hetimor dhe është kërkuar ndërhyrja e Prokurorit të gatshëm, por nuk u mundësua lidhja nëpërmjet celularit, të cilin e kishte të fikur.
Në keto kushte u kryen veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes dhe gjatë kryerjes së veprimeve, u njoftua Prokurori i Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili pasi u informua për rrethanat dhe veprimet e para, kërkoi që krahas Ekspertit autoteknik të Policisë, të caktoheshin edhe dy ekspertë të tjerë autoteknik të jashtëm, me qellim kryerjen e një ekspertimi autoteknik me grup ekspertesh.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që shkaktuan aksidentin rrugor me pasojë vdekjen e kembesorit S.S., rreth 53 vjeç.
/Gazeta Express/