Deputeti shtypi për vdekje një këmbësor, reagon PDIU: Mos bëni politikë me tragjedi!

Duke i shprehur ngushëllime familjes së viktimës që mbeti i vdekur nga përplasja me makinën deputetit Aqif Rakipi, PDIU ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Në një reagim zyrtar PDIU i është përgjigjur edhe akuzave të PD-së që sipas të cilës policia po manipulon provat në vendngjarje në favor të deputetit çam.

“PD, në mjerim, kërkon të bëjë politikë e opozitë me një aksident tragjik e nuk sheh që është ende në qeveri; është për të ardhur keq që përpiqet mjerisht të abuzojë me raste aksidentesh e fatkeqësish. PDIU i kërkon Prokurorisë dhe Policisë të mos ndikohet politikisht në zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike. I shprehim ngushëllime familjes së të ndjerit për këtë fatkeqësi tragjike”, thuhet në deklaratën zyrtare të PDIU-së.

/Gazeta Express/

Temat
LajmeRajon

Të afërta