Roma i përgjigjet Juventusit, cakton çmimin e Strootman (Foto)

Roma është gati të shes Kevin Strootman në Juventus, nëse merr ofertën e duhur

E ardhmja e mesfushorit Kevin Strootman duket të jetë larg Romës, me Juventusin si destinacionin e ardhshëm.

Juventus fillimisht kishte ofruar 30 milionë euro për mesfushorin holandez, ofertë kjo që ishte refuzuar.

Por, Tuttosport shkruan se Roma është gati ta shes Strootmanin, por vetëm nëse Juventus dëshiron të paguajë 45 milionë euro.

Holandezi javë më parë e vazhdoi kontratën me Romën deri në vitin 2021. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta