Ky është serbi që siguron kryeministrin Zaev (Foto)

Lupço Janeviq është shef i Njësisë për sigurim të Zoran Zaevit prej kur ai u bë kryeministër i Republikës së Maqedonisë, bën të ditur “Fokus” nga burime jozyrtare të MPB-së, njofton Portalb.mk.

Janeviq punon pothuajse 27 vjet në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Repartin e mbrojtjes së personaliteteve dhe subjekteve të caktuara.

Sasho Tasevski është bërë kryeshef i Repartit të Sigurisë ose Drejtorisë së Gjashtë, ndërsa Aco Angellovski është vendosur në krye të Sektorit për siguri preventive në MPB.

Temat
LajmeRajon

Të afërta