Një qytetar në Kukës është vënë në pranga për shkak se ka goditur për shkak të detyrës një punonjës të Ujësjellësit në Kukës.
Petrit Onuzi, 38 vjeç nga fshati Nangë i Kukësit dhe goditur 35-vjeçarin me iniciale K.Sh nga fshati Shtiqën. Gjithashtu Onuzi akuzohet se ka dëmtuar rrjetin e ujësjellësit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Godet për shkak të detyrës, punonjësin e ujësjellësit si dhe dëmton rrjetin e ujësjellësit, arrestohet nga Policia. Më datë 10.08.2017, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasin; -Petrit Onuzi, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës. Arrestimi i tij u bë pasi për shkak të detyrës, ka goditur punonjësin e ujësjellësit shtetasin K.Sh., 35 vjeç, banues fshatin Shtiqën, si dhe ka dëmtuar rrjetin e ujësjellësit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale ” Goditje për shkak të detyrës”, dhe “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”, parashikuar nga nenet 237 dhe 159 të Kodit Penal.
/Gazeta Express/