Isco do të vazhdojë kontratën e tij me kampionin e Spanjës dhe Evropës, Real Madrid
E ardhmja e mesfushorit spanjoll, Isco është në Santiago Bernabeu, pasi kjo është dëshira e lojtarit dhe kryesisë së klubit.
Sipas AS, lojtari tashmë ka arritur marrëveshje me Realin dhe kjo do të zyrtarizohet pas Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës.
Isco do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2022 dhe do të ketë një klauzolë prej 700 milionë eurove.
Kështu Reali dëshiron të ndalë interesimin e skuadrave tjera për Iscon, i cili kërkohet nga Barcelona, Liverpool dhe Juventus. /Express/