Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 42-vjeçar.
Mësohet se i arrestuari është shtetasi Festim Taku, 42 vjeç, banues në fshatin Vaqarr.
Arrestimi i këtij shtetasi është bërë i mundur pasi më datë 10.08.2017, rreth orës 14:00 në fshatin Kodër Shkretë, Njësia Administrative Vaqarr, i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke, ku për pasojë janë djegur rreth 3 dynym tokë (shkurre, lis, dushk) në pronësi të shtetasit M.M., 62 vjeç, banues në fshatin Vaqarr.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal. /Gazeta Express/
