Barcelona vazhdon të tentojë për transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele
Skuadra gjermane, Borussia Dortmund dje edhe zyrtarisht ka njoftuar se ka refuzuar ofertën e parë të Barcelonës, e cila besohet të ketë qenë 110 milionë euro.
Vetëm një ditë më vonë, Barcelona është kthyer me një ofertë të re për Dembele, duke shtuar edhe 30 milionë euro të tjera, shkruan AS.
Mbetet të shihet nëse ko ofertë është e mjaftueshme për Dortmundin që kësaj radhe të lejojë lojtarin të largohet .
Dembele është opsioni i vetëm i Barcelonës për të zëvendësuar Neymarin, pasi Kylian Mbappe ka zgjedhur PSG-në dhe Liverpool ka njoftuar se nuk do të shesin Philippe Coutinhon. /Express/