​Ylli i Cityt i ofrohet Juventusit (Foto)

Juventus ende është në kërkim të një qendërmbrojtësi, për të zëvendësuar të larguarin Leonardo Bonucci

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka katër qendërmbrojtës Barzagli, Benatia, Chiellini dhe Rugani, por dëshiron edhe një tjetër në skuadrën e tij.

Alternativat e para të Juventusit janë De Vrij i Lazios dhe Ezequiel Garay i Valencias.

Por, Tuttosport shkruan se Juventus mund të transferojë edhe mbrojtësin e Manchester Cityt, Eliaquim Mangala.

Është vetë francezi që i është ofruar Barcelonës, duke parë që nuk ka vend në formacionin e Pep Guardiolas.

City do të lejonte shitjen e tij, nëse merr një ofertë prej 30 milionë eurove. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta