Tottenham Hotspur është gati të shesë mbrojtësin e majtë Danny Rose
Trajneri i Chelseat, Antonio Conte është në kërkim të një mbrojtësi të majtë për sezonin e ri 2017/18.
Dëshira e parë e tij ka qenë mbrojtësi i Juventusit, Alex Sandro, por kampioni i Italisë refuzoi 70 milionë euro për brazilianin.
Kjo ka bërë që Chelsea të kthejë vëmendje nga mbrojtësi i Tottenhamit, Danny Rose, të cilin është gati ta shesë skuadra angleze.
Por, për shërbimet e tij Tottenham kërkon 55 milionë euro, shkruan The Sun.
Tashmë është në dorën e Chelseat nëse dëshiron të paguajë këtë shumë, ose duhet të shikojë alternativa tjera. /Express/

