Massimiliano Allegri insiston se Leonardo Bonucci nuk u largua nga Juventus për fajin e tij
Mbrojtësi italian, Leonardo Bonuci gjatë kësaj vere u largua nga Juventus për të kaluar në Milan për 42 milionë euro.
Në këtë transferim nuk ka gisht trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri.
“Më erdhi shumë keq sepse Leo do të ishte kapiteni i ardhshëm i Juventusit. Do të ishte njeriu i duhur në dhomat e zhveshjes për të transmetuar ADN-në bardhezi”, tha fillimisht Allegri në një intervistë për Premium Sport.
“Por, bëri zgjedhjen e tij dhe për këtë nuk ka faj askush. Nuk ka faj ai, nuk ka faj shoqëria dhe nuk ka faj as trajneri”. /Express/