​Barcelona ofron yllin e skuadrës dhe para për Coutinhon (Foto)

Barcelona assesi të heq dorë nga ylli i Liverpoolit, Philippe Coutinho

Skuadra katalunase, Barcelona deri me tani ka bërë disa oferta për brazilianin e Liverpoolit, Philippe Coutinho, por është refuzuar.

Sipas Don Balon, Barca tashmë është duke menduar, që përveç parave, si pjesë të marrëveshjes të ofrojë edhe një lojtar.

Bëhet fjalë për mesfushorin kroat, Ivan Rakitic.

Në rast se dështon edhe kjo ofertë, atëherë Barcelona do të kthej vëmendjen nga Ousmane Dembele i Borussia Dortmund dhe Marco Asensio i Real Madridit. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta