Ishte shpallur në kërkim për drogë, 26 vjeçari arrestohet gjatë pushimeve

Një 26 vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Vlorës në bashkëpunim me atë të Himarës.

Policia sqaron se shtetasi Françesko Qafoku, 26 vjeç, banues në Elbasan. Policia ka bërë ndalimin e tij pasi ka qënë i shpallur në kërkim me Vendim Penal nr. 245 datë 01.03.2017, të vendosur nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal. Shtetasi i lartëpërmendur do t’i dorëzohet për veprime të mëtejshme proçeduriale Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. /Gazeta Express/

Temat
LajmeRajon

Të afërta