Aleati i Bashës nuk ndalet: 10 arsyet pse duhet të ikin ministrat, unë nuk vuaj për protagonizëm

Aleati i PD-së, është ndalur sërish sot në një analizë të gjatë, ku shpjegon qëndrimin e tij në lidhje me bashkëqeverisjen e ministrave teknikë demokratë në kabinetin “Rama”.

Fatmir Mediu ka renditur 10 pika kyçe që sipas tij flasin për marrëdhëniet e teknikëve të PD-së në qeveri por edhe komentet e demokratëve të tjerë.

Reagimi

Duke lexuar reagimin e disa miqve dhe kolegeve te mi, ne vleresimin per mendimet e tyre dua te sqaroj qe ne fillim se nuk kam asnje pikepytje per integritetin e Minsitrave tane teknik, por shoh te domosdoshme se:

Se pari:

Vendimin per vazhdimin ne kete qeverisje me Ministra teknike duhet t’a vendosim dhe ta gjykojme si deputete dhe opozite se bashku, qofte edhe per faktin se kemi qene se bashku ne fushate dhe do jemi se bashku ne opozite dhe parlament. Nuk kam asnje deshire per protagonizem por pa dyshim as per konformizem.

Se Dyti:

Meqenese argumenti kryesor qe ngrihet eshte juridik dhe politik, le t’i shohim me rradhe. Nga pikepamja formale juridike eshte e vertete qe ministrat duhet te rrine ne funksion dhe t’i dorezojne detyren ministrave pasardhes. Por eshte po kaq e vertete se po nga pikpamja formale juridike, ministrat jane te tille, jo vetem sepse dekretohen nga Presidenti dhe miratohen nga qeveria, por sepse jane anetare te Keshillit te Minsitrave te drejtuar nga Kryeministri dhe kryejne nen drejtimin e tij dhe ne perputhje me ligjin detyrat e tyre funksionale.

Eshte fakt tashme publik qe Rama si Kryeminister, asnje dite te vetme nuk i ka pranuar, konsideruar apo te bashkpunoje me ta si Ministra, madje edhe ne mbledhje te rendesishme ku eshte detyrim te jene prezent per shkak te detyres se tyre funksionale, Rama i ka perjashtuar teresisht. Ne nje mardhenie te tille, cdo Minister minimalisht jep doreheqjen, i cili eshte nje akt personal me fuqi juridike. Ne keto kushte kur Rama nuk pranon ministrat, me e pakta qe mund te bejme Ne si opozite eshte te largohemi nga kjo qeveri, sepse ajo nuk ekziston dhe ka vetem nje njeri qe urdheron dhe mer vendime, Timonieri Rama dhe takimet e tij me gju me gju me popullin. Rama di se cfare do dhe ben dhe e perseris qe politika e tij e majte eshte e njejte me ate te ndjekur nga Hugo Chavez ne Venezuele.

Se treti:

Mareveshja nga pikepamja politike konsistonte ne ngritjen e nje task force e cila do te garantonte nje vullnet optimal per zgjedhjet dhe do te kontrollonte, apo do te mundesonte transparence ne zgjedhje, mosperfshirjen e administrates dhe mundesisht frenimin e blerjes votes apo intimidimin e votuesve.

Rama qe ne fillim jo vetem personalisht por dhe gjithe ministrat e tij pergjegjes kane bojkotuar apo sabotuar nga Rama dhe ministrat e tij, ku asnjehere te vetme ata nuk kane qene prezent ne keto takime. Per me teper, blerja e votes dhe intimidimi i votuesve ka qene nje strategji e organizuar e Rames dhe aleateve te tij ne qeverisje.

Se katerti:

Raporti i OSBE/ ODIHR ne Raportin e tij papraprak, ka permendur si shkelje te renda, perfshirjen e administrates ne zgjedhje, intimidimin e votuesve dhe blerjen e votes, pavaresisht angazhimit serioz te ministrave teknik, te cilet e paten te veshtire per te mos thene te pamundur te kryenin funksionet e tyre ne nje administrate te kontrolluar dhe urdheruar nga Rama.

Mjafton te kujtoj rastet ne Minsitrine e Arsimit apo ne Ministrine e Brendshme. Pra Rama nuk i’u permbajt asnje angazhimi per te garantuar zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe ne asnje rast nuk bashkpunoi me ministrat teknike edhe pse e kishte dhe e ka detyre ligjore dhe kushtetuese.

Legjitimitetin dhe funksionimin ligjor kesaj qeverie ia ka hequr vete Rama dhe nuk mund t’ia mbaje opozita me Minsitrat teknike, po ashtu argumentin politik e ka rrezuar procesi zgjedhor dhe Raporti parprak i OSBE/ODIHR

Se pesti:

Po ashtu ne vazhdim te argumentit politik opozitar ne qendrimin kunder korrupsionit dhe trafiqeve, eshte evidente se ne sektore qe varen nga keto minsitri vazhdon abuzimi, megjithe perpjekjen e ministrave tane ata e kane te veshtire per te mos thene te pamundur te ndalojne keto abuzime. Vazhdon trafiku i droges, krimi dhe korrupsioni. Rama ka bere emerime te reja politike duke hequr drejtoret qe u emeruan ne OSHEE, Hipoteke apo burgje pa pyetur Ministrat teknike, te cilet ishin pjese e mareveshjes.

Se gjashti:

OSBE/ODIHR do nxjerre Raportin perfundimtar dhe opozita duhet te pergatise raportin e saj me te gjitha faktet per manipulim per t’ia percjelle OSBE/ODIHR. Raporti duhet te pergatitet zone per zone elektorale me fakte dhe jo thjeshte nga zyrat e ministrave teknike. Denoncimi I zgjedhjeve dhe problemeve te zgjedhjeve nuk varet shume nga ceshtjet e nxjerra nga minstrat teknike, por nga kandidatet, numeruesit, anetaret e qendrave te votimit, strukturave elektorale dhe analizes sone si opozite.

Se shtati:

Per ata qe nuk e dine apo kane harruar, dua tu kujtoj meqenese nuk jemi per here te pare ne opozite se si kemi arritur te denocojme me sukses zgjedhjet e manipuluara te 2001, me nje aksion te mirorganizuar opozitar ne cdo nivel, me cdo proces verbal, shkelje dhe per rezultatin morem dhe mbeshtetje nderkombetare. Megjithe kundershtite e fillimit ne arritem pasqyrimin e tyre ne raportin perfundimtar te ODBE/ODIHR edhe pse ne raportin parparak zgjedhjet konsideroheshin brenda standarteve. Reforma zgjedhore qe u krye u imponua nga mbeshtetja nderkombetare si dhe zgjedhja me konsensus e Presidentit.

Se teti:

Per sa kohe pranohet qe Rama nuk do qe ta mbledhe task forcen atehere cfare presim?? Nese jane evidentuar ceshtje te renda manipulimi nga Ministrat teknike cfare presim ti bejme publike? Ne duhet ti kishim bere ato me kohe. Eshte me shume se naive te presim Ramen qe te thote se zgjedhjet jane blere dhe kane probleme.

Se nenti:

Politika eshte qendrim dhe opinion, nuk eshte thjeshte burokraci apo mardhenie teknike. Nese nisur nga qellimi i drejte per te pasur zgjedhje te lira dhe te ndershme, ne i dhame mundesi kundershtarit tone te na konsideronte pa te drejte pjese te qeverisjes, duhet te reflektojme dhe sa me pare te rimarim pozicionin tone opozitar.

Moskuptimet apo keqkuptimet ne radhet e opozites nuk zgjidhen me faktin se Minsitrave teknike i paska rene barra e rende mos te largohen se duhet te dorezojne detyren tek ministrat e rinj te Rames i cili nuk ka komunikuar qofte edhe njehere te vetme me ta. Te nderuar miq e kolege. Po minstrat e Rames qe iken a priten ti dorezonin detyren ministrave teknike? JO.

Se dhjeti:

Rama ka deklaruar publikisht qe Ministrat teknike duhet te ikin, dhe ai nuk pranon asnje mardhenie me ta. Pse duhet te presim shtatorin dhe te mosveprojme menjehere per tu larguar nga nje qeveri dhe kryeminister qe ka manipuluar zgjedhjet. Justifikimi juridik eshte i paplote dhe per me teper justifikimi politik eshte teresisht i padobishem.

Kam bindjen se dhe Reforma, Kushtetuese apo Zgjedhore qe eshte pjese e marveshjes, kerkon qe opozita te jete e pergatitur per nje reforme kushtetuese qe garanton parimin “check and balance”, kufizon dhe zvogelon qeverisjen ne sherbim te lirise dhe te drejtes se qytetareve dhe reforma zgjedhore t’i ktheje te drejten e zgjedhjes votuesve. Keto dy reforma kerkojne nje pune teknike dhe politike te jashtezakonshme ne menyre qe te shmangim spontanitetin e te perfundojme si reforma e drejtesise.

Temat
LajmeRajon

Të afërta