Real Madrid vazhdon të interesohet për sulmuesin e Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele
Që prej largimit të Neymar nga Barcelona dhe kalimit të tij në PSG për 222 milionë euro, skuadra katalunase është në kërkim të një zëvendësuesi.
Një nga dëshirat më të mëdha të Barcelonës është sulmuesi francez i Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele.
Por, përveç çmimit të lartë që kërkon skuadra gjermane, 150 milionë euro, pengesë tjetër për skuadrën e Ernesto Valverdes është edhe rivali më i madh i tyre Real Madrid, shkruan Mundo Deportivo.
Dembele pëlqehet shumë nga Zinedine Zidane, i cili e sheh si zëvendësues të Gareth Bale.
Barcelona ka frikë se do të humbasin garën me Realin ashtu siç ndodhi me Theo Hernandez dhe Dani Ceballos, veçanërisht për shkak të marrëdhënieve të mira në mes të dy skuadrave. /Express/