​Liverpool gjen zëvendësuesin e Coutinhos, luan në Brazil (Foto)

Liverpool është në kërkim të një lojtari, i cili do të mund të zëvendësonte Philippe Coutinhon

Pavarësisht se Jurgen Klopp dhe drejtuesit e Liverpoolit thonë se Philippe Coutinho nuk do të shitet, dëshira e lojtarit është krejt tjetër.

Braziliani dëshiron të largohet për të kaluar në Barcelonë, ku do të kishte mundësi të luante me lojtarët si Leo Messi, Luis Suarez apo Andres Iniesta.

Për këtë arsye, Liverpool tashmë është duke kërkuar një futbollist, i cili do të mund të zëvendësonte Coutinhon.

Sipas Globoesporte, dëshira kryesore e Kloppit është sulmuesi 24 vjeçar i Gremios, Luan.

Lojtari që pëlqehet shumë edhe nga disa skuadra tjera angleze, shihet si zëvendësues ideal i Coutinhos, që për 150 milionë euro mund të kalojë në Camp Nou. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta