Janë bërë dy vjet nga ikja e aktorit të humorit Met Bega dhe në një ditë si kjo sot ai do të festonte ditëlindjen.
Vajza e tij Matilda Bega e ka përkujtuar të atin me një postim shumë të ndjerë dhe pikëllues.
Matilda ka shkruar se babai i saj ka vuajtur shume nga sëmundja sa ishte gjallë dhe për këtë arsye ajo do të kujtojë vetëm ditën e lindjes së të madhit të humorit.
“Sot është data 7 Gusht një datë që nuk do ta harroj derisa të vdes është data e ditëlindjes së babait tim. Une jam Matilda Bega por pak ma dinë emrin. Unë për të gjithë jam e bija e Met Begës.
Edhe pse u bënë 2 vite pa babin përditë e njëjta pyetje mos je gjë e bija e Met Begës. Sa mirë ndjehem se kështu ai mbetet me mua deri në vdekje.
Edhe pse mama e 2 fëmijëve mbetem e bija e Metit madje edhe fëmijëve të mi Reas edhe Geldit tashmë u thonë mbesa dhe nipi i Met Begës për të cilët gjyshi pati shumë ëndrra, por nuk mundi, u sëmur, vuajti shumë nga një sëmundje të cilën ai nuk e meritonte. Gjithsesi për një gjë jam e sigurt ai vuajti gjatë nga sëmundja në tokë, por tashmë një gjë është e sigurt, ai është në parajsë..Kurrë nuk do ja kujtoj ditën e vdekjes tim eti por për të ka vetëm një datë ,data e lindjes 7 gusht. Këtë datë ai vetë e kishte të shenjtë: bënte 2 festa, një në shtëpi e një me kolegët e estradës.
Gezuar ditëlindjen baba, festo aty në parajsë ku e meriton”,-shkruan Matilda Bega. /Gazeta Express/