Brikena Zenuni, motra e Hektor Zenunit ka mbetur e vetme.
Këtë të hënë i vëllai i saj fatkeqësisht ka humbur jetën, pasi nuk mundi dot t’i bënte ballë plagëve që mori në tentativë për të shpëtuar babain e tij, i cili u dogj për vdekjen gjatë shpërthimit të restorantit të tyre në Velipojë, disa ditë më parë.
Ngjarja tragjike e kësaj të henë e ka lënë pa fjalë Brikena Zenunin, e cila nuk ka postuar më në profilin e saj në rrjetin social. Hektor Zenuni ndërroi sot jetë në spitalin e Turqisë. Mësohet se edhe e ëma e vajzës së vetme të kësaj familje kishte humbur jetën pak kohë më parë.
Një tragjedi e vërtetë për të cilën janë të pakta fjalët…
Më poshtë janë disa nga mesazhet e Brikenës, pak ditë përpara se vëllai i saj të largohej nga kjo jetë, si dhe një sërë mesazhes ngushëllimi për largimin e papritur të Hektorit: