Policia Kufitare godet një tjetër tentativë të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.
Policia Kufitare në Kapshticë bën me dije se ka sekuestruar një sasi prej 20.8 gr kokainë, ndërsa ka bërë të mundur arrestimi e autorit.
Mësohet se në pranga ka rënë Dhimitër Kullolli, 56 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të detajuar që shërbimet e Policisë Kufitare kanë ushtruar në mjetin tip “Mercedes-Benz” me të cilin 56-vjeçari u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 20.8 gram lëndë narkotike Kokainë.
/Gazeta Express/