​Përforcimi i madh i Interit arrin në Itali

Mbrojtësi i majtë i Nice, Dalbert ka arritur në Itali, ku do të kryej testet mjekësore dhe më pas do të transferohet në Inter.

Inter gjatë tërë verës ka qenë në negoaciata me Nice për Dalbert, i cili më në fund do të zyrtarizohet si lojtar i skuadrës italiane.

FCInterNews shkruan se Dalbert tashmë ka arritur në Itali dhe nesër pritet t’i kryej testet mjekësore para se të nënshkruaj kontratë pesë vjeçare.

Për shërbimet e lojtarit Inter do të paguajë 20 milionë euro, plus pesë të tjera bonuse, në varësi të sukseseve. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta