Zyrtare: Ky është klubi i ri i Sneijderit (Foto)

Ish mesfushori i Real Madridit e Interit, Wesley Sneijder, është transferuar në Francë te Nice.

Edhe zyrtarisht Wesley Sneijder është larguar nga Galatasaray për t’u transferuar në Francë te Nice, transmeton Gazeta Express.

“Mesfushori ofensive, i cili arriti këtë mbrëmje, duhet tani t’i kalojë testet mjekësore për të kompletuar transferimin”, shkruan klubi në rrjetet sociale.

Sneijder nesër do t’i kryejë testet mjekësore me klubin francez. /Gazeta Express/

Temat
BotëSport

Të afërta