Jose Mourinho ka treguar për mungesën e mbrojtësit të djathtë Timothy Fosu-Mensah
Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka treguar arsyen e vërtetë të mos udhëtimit të Timothy Fosu-Mensah me skuadrën për Maqedoni.
Ai tha se lojtari ka qëndruar në Old Trafford, për të kompletuar huazimin e tij.
“Timothy Fosu-Mensah nuk ka udhëtuar me skuadrës, sepse është pranë kompletimit të marrëveshjes për huazim”, tha portugezi gjatë konferencës për media, para ndeshjes së nesërme ndaj Real Madridit për Superkupën e Evropës.
Mourinho vetëm tregoi se do të largohet, por jo edhe të cila skuadër do të huazohet. /Express/

