Policia e Lushnjes parandaloi një ngjarje të rëndë brenda familjes.
Një 74-vjeçar u arrestua në kushtet e flagrancës gjatë një konflikti në familje ku gjatë natës po dhunonte djalin e tij dhe e kanosi me thikë. Gjithashtu policia sekuestroi dhe një armë zjarri tip pistoletë.
Konflikti ndodhi në lagjen “Karbunarë e Madhe” Lushnje, ku policia u njoftua në sallën operative se ka një konflikt në familje.
Dervish Mezini, 74 vjeç u arrestua në banesë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike dhe ka kanosur me një thikë, djalin e tij, A.M, 45 vjeç.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë model 54, të cilën e mbante pa leje.
/Gazeta Express/