Granit Xhaka është zgjedhur lojtari më i mirë në finale të Superkupës së Anglisë.
Arsenali i Arsene Wenger është fitues i Superkupës së Anglisë për vitin 2017. “Topçinjtë” mposhtën Chelsean 4:1 pas ekzekutimit të penaltive, derisa koha e rregullt përfundoi 1:1, shkruan Gazeta Express.
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, bëri paraqitje mbresëlënës, duke u zgjedhur në fund edhe lojtari i ndeshjes. /Gazeta Express/