Ronaldinho i dëshpëruar me zgjedhjen e Neymarit

Ronaldinhos nuk i ka ardhur aspak mirë që Neymar është larguar drejt PSG-së.

Ish ai i Barcelonës, Ronaldinho, ka mbetur pak i habitur që Neymari nuk zgjodhi të qëndrojë, siç ka thënë ai, në klubin më të mirë në botë.

25 vjeçari brazilian u shndërrua në lojtarin më të shtrenjtë në histori të futbollit, duke u transferuar te Paris Saint Germaini për 222 milionë euro.

“Po, ai ishte i kujdesshëm në zgjedhjen e tij, edhe pse është paksa e vështirë për t’u kuptuar që zemra e Neymarit nuk zgjodhi Barcelonën, vendin më të mirë”, tha Ronaldinho për “Mundo Deportivo”. /Gazeta Express/

Temat
BotëSport

Të afërta